Shqipëri-Serbi, lobi serb sjell ndërkombëtarët në Tiranë para ndeshjes
Ndeshja e dytë eliminatore Shqipëri-Serbi luhet do të luhet më 8 tetor 2015 dhe serbët kanë filluar lobimin që të kenë një mbështetje sa më të madhe ndërkombëtare. Para ndeshjes që pritet të luhet në Shkodër, ku do të rikunstroktohet edhe stadiumi, serbët i druhen trazirave si në ndeshjen e zhvilluar në Beograd. Edhe pse bëhet fjalë për një takim futbolli, hapin e parë në përgatitjen e takimit që pritet nga të gjithë me aq shumë kërshëri e ka hedhur politika serbe. Lobimi i tyre do të sjellë në Shqipëri Komisionerin e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Johannes Hahn. Konfirmimi erdhi nga vetë Hahn para nisjes së turit të tij të dytë drejt Ballkanit, itenerar ku nuk është programuar një ndalesë në Tiranë. Duke shpjeguar këtë mungese Hahn u shpreh në lidhje me Shqipërinë: -“Nuk kam me të vërtetë ende një datë të caktuar se kur do të vizitoj Shqipërinë por do të jem atje shumë shpejt. Nga ana tjetër kjo nuk duhet parë si justifikim, por ka një shpjegim pozitiv. Zakonisht të udhëtosh për diku është tregues se atje ka një urgjencë. Të mos udhëtosh për diku nënkupton se atje nuk ka probleme kaq të dukshme për momentin, por do të jem atje për të parë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Shkodër,” – theksoi Hahn. Vizita e Hahn në Shqipëri për ndeshjen me Serbinë nuk mund të jetë një rastësi, por edhe fryt i përpjekjeve të politikës serbe për një mbështetje ndërkombëtare për takimin Shqipëri-Serbi. Pas incidenteve të rënda që shoqëruan takimin mes dy skuadrave në 14 tetorin e kaluar në Beograd nuk mund të kalojë thjesht ndeshja tjetër e futbollit. Sporti ishte ndër të rrallat takime që bëhej pa asistencën e ndërkombëtarëve mes shqiptarëve dhe serbëve, por për fat të keq edhe ai nuk shpëton dot. Në Beograd, koret raciste dhe futja e huliganëve në fushë më 14 tetor bënë që ndeshja të ndërpritej dhe të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ku ende nuk ka marrë një përgjigje, mbi fatet e saj.
KOHA JONË SONDAZH

