Shqipëria e mbyll në vendin e 66-të renditjen e FIFA-s për vitin 2020

Shqipëria e mbyll vitin 2020 në vendin e 66-të në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, ndërsa Kosova në vendin e 117-të. Asnjë ndryshim me renditjen e muajit nëntor dhe kjo e ka një shpjegim.

Pas takimeve të nëntorit, në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe miqësore, nuk janë programuar takime të tjera ndërkombëtare në të gjitha konfederatat, për rrjedhojë mbetet në fuqi renditja e muajit paraardhës.

Sa i përket 10-shes së parë, për kujtesë, në vendin e parë mbetet Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia. Në pjesën e poshtme të top-10 janë Spanja, Argjentinë, Uruguai, Meksika dhe Italia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?