Shqipëria e parë në grup, në krye të 70-vjetorit të ndeshjes së parë

Shqipëria me 6 pikë është e para në grup, e një rekord që vjen në një datë historike, në atë të 70-vjetorit të debutimit zyrtar të Kuqezinjve.

7 tetori i vitit 1946 mbetet debutimi i kombëtares shqiptare në një aktivitet zyrtar, siç ishte Ballkaniada. Periudha e demokracisë, e fillimit të viteve ’90 solli edhe çlirimin e Kombëtares.

Pas viteve 2000 nisi edhe një tjetër epokë e Shqipërisë, ajo e trajnerëve të huaj që kulmuan me suksesin e De Biasit, në verën e shkuar me pjesëmarrjen në Europian. Një hap i parë i një niveli tjetër. Sot ne udhëheqim një tjetër grup, atë të eliminatoreve të botërorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kaq shumë vite, kjo skuadër i ka provuar të gjitha, uljet-ngritjet deri tek izolimet dhe rikthimi në majat e mundësive. Suksesi i Europianit të Francës 2016-të, është kulmi i futbollit modern për Shqipërinë, që zanafillën e ka që në gjenezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo datë përkon edhe me humbjen e pare, pasi Shqipëria e humbi përballë Jugosllavisë 3-2, rezultat ky që nuk i pengoi kuqezinjtë e Broçiçit të merrnin trofeun e parë, atë të Ballkaniadës pak ditë më pas, i vetmi për futbollin shqiptar deri më tani. 

Ndryshe nga e tanishmja, ajo kombëtare me emra më të mëdhenj të kohës dhe të futbollit shqiptar, fatkeqësisht ishte viktimë e politikës, e cila u izolua në dy periudha, nga viti 1953 deri në 1957 dhe nga viti 1973 deri në vitin 1980.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?