Shqipëria mbyll përgatitjet në Tiranë, gati për transfertën në Çeki

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Tiranë përpara duelit ndaj Republikës Çeke e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Mungesa e vetme për trajnerin Sylvinho ishte mesfushori Qazim Laçi, i cili është lënë pushim nga stafi mjekësor për shkak të gjendjes gripale dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen me çekët, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë fizike dhe në dispozicion të teknikut brazilian.

Bashkë më kombëtaren e parë janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit të 19-vjeçarë, por ende nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ka bindur trajnerin Sylvinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca stërvitore u zhvilluar me dyer të mbyllura pasi futbollistët u fokusuan në aspekte të veçanta të lojës. Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, ora 20:45, me ndeshjen që luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?