FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria U-17 turpërohet nga Çekia në ndeshjen e parë

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë e nis me një humbje turpëruese fazën eliminatore të Europianit, që po zhvillohet në vendin tonë. Në takimin e parë ndaj Çekisë, e luajtur në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 6-0.

Wojatschke  ishte ndër më të spikaturit për çekët, duke realizuar dy golat e parë në minutat 13’ dhe 19’, si dhe të tretin personal në fillim të pjesës së dytë. Zvoboda dhe Hlozek gjetën gjithashtu rrjetën në minutat 23’ dhe 42 të pjesës së parë. Vacklav Sjek vulosi rezultatin 6-0 pak para se të mbyllej takimi.

17-vjeçarët e Shqipërisë e kishin të vështirë të organizonin aksione të rrjedhshme për t’iu afruan zonës kundërshtare. Sfida tjetër e Grupit 8 eliminator mes Azerbajxhanit dhe Norvegjisë përfundoi me fitoren 1-4 të nordikëve

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?