FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptari shpërthen në studiot greke, pas shkarkimit të Hasit

Opinionistët grekë si dhe mediat greke filluan t’i thurnin elozhe shqiptarit Besnik Hasit-ish trajnerit të Olimpiakosit, kur ky i fundit e kualifikoi ekipin grek, në fazën e grupeve të Champions League por krisja mes trajnerit shqiptar dhe presidentit ndodhi në kampionat kur Olimpiakosi u mund në një mënyrë befasuese nga AEK, në një derbi bkryeqytetas. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të AEK, por Olimpiakosi mund të kishte fituar pasi deri në minutën e ’60 kryesonte 0-2.

Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti shkarkoi nga drejtimi i skuadrës, Besnik Hasi, njeriun që i bëri të mundur klubit, një kualifikim në fazën e grupeve të Champions, pas 2 vitesh mungesë. Tashmë opinionistët dhe mediat greke kanë me çfarë ta mbushin ‘kazanin’ e tyre por jo deri në atë pikë, sa të fyejnë Besnik Hasin.

Një rast i tillë ndodhi pikërisht në një radio lokale në Athinë, kur folësit po talleshin me origjinën e Hasit dhe në një çast imituan edhe gruan e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarët ‘e fëlliqur’ i dëgjoje të flisnin:

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Hasi, ku je Hasi, jam gruaja jote, ku të çuan mbrëmë, ata nuk i duan shqiptarët, të lutem kthehu…”

Ky diskutim fyes po dëgjohej edhe nga shqiptarët dhe nuk ka zgjatur shumë, një telefonatë erdhi në redaksinë e radios dhe u duk të ishte një shqiptar, i cili, tepër i inatosur me gazetarët filloi të nxjerrë ‘vrer’ kundër tyre, duke i sharë ‘nga koka te këmbët’.

Shqiptari u irritua pa masë dhe e dëgjoje të fliste:

Unë nuk kam frikë nga ju qelbësira, jam shqiptar, iu nxjerr zorrët e barkut dhe nuk ju lejoj të më shani bashkëkombësin tim, ju ha të gjallë e ju q* ropt, fisq**at e mutit”, dhe menjëherë pasi tha këto fjalë, transmetimi u ndërpre e kaloi në reklama.

Fati i Besnik Hasit në Greqi u duk që në fillim, për shkak të kombësisë shqiptare dhe mentalitetit të grekëve, që lë për të dëshiruar kah nesh. Sipas opinionit sportiv shqiptar që e njohin klubin grek, ai nuk duhej të shkonte fare atje pasi në gjirin e Olimpiakosit ka nacionalistë dhe anëtarë të partisë naziste greke ‘Agimi i Artë’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?