FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarja që po i jep krah, xhudos në Bosnjë

Xhudistët kosovarë për shumë vite kanë marrë pjesë në kampe që janë organizuar në Bosnjë. Janë këto disa prej dëshmive që lidhja e Kosovës me Bosnjën në xhudo është e fortë. Edhe më e fuqishme bëhet falë Arijana Jahës, që është prej emrave më të njohur të sportit të xhudos në Bosnjë, shkruan sot Koha Ditore.

Jaha është me prejardhje shqiptare nga Kosova, ndërsa ndër të tjera e mban postin e sekretares së përgjithshme të Federatës së Xhudos së Bosnjë-Hercegovinës. Ajo ka suksese të mëdha edhe si trajnere e po ashtu si xhudiste në të kaluarën.

Në një intervistë për gazetën Koha Ditore, 38-vjeçarja nga Sarajeva ka thënë se është krenare për bashkëpunimin e Kosovës me Bosnjën në rrafshin e xhudos, bashkëpunim që zgjat për mbi katër dekada.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?