Shtohen problemet për Panuccin, sulmuesi i talentuar braktis grumbullimin

Vazhdojnë të shtohen problemet për Christian Panuccin. Numri një i stolit është prekur nga dëmtimet e lojtarëve dhe ka patur shumë mungesa.

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë informacionin se Rey Manaj ka lënë grumbullimin. Sulmuesi lushnjar nuk do të jetë me Shqipërinë në ndeshjen ndaj Uellsit, pasi do të kthehet në Spanjë. Mungesa e tij arsyetohet me një gjendje gripale.

Në prag të miqësores së sotme, probleme ka shfaqur edhe Taulant Xhaka. Në konferencën e së hënës për shtyp, tekniku Panucci u shpreh se kishte shumë pak lojtarë në dispozicion, thuajse 16.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, momentalisht në grumbullimin e Shqipërisë janë 21 futbollistë sipas zyrës së shtypit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?