Shtohen telashet për Piolin, ndaj Sampdorias do të mungojë edhe lideri i mesfushës

AC Milan's midfielder Ismael Bennacer from Algeria (R) celebrates with teammate AC Milan's defender Davide Calabria from Italy after scoring during the Italian Serie A football match AC Milan vs Bologna played behind closed doors on July 15, 2020 at the San Siro Stadium in Milan, as the country eases its lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. (Photo by MARCO BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Milani vijon të jetë në krye të kampionatit italian, pavarësisht fitoreve të Juventusit dhe Interit. Skuadra e Stefano Piolit do të udhëtojë sot drejt Gjenovës, për t’u përballur në mbrëmje me skuadrën e Sampdorias, ndërsa tekniku i kuqezinjve do të duhet të bëjë pa shërbimet e tre prej titullarëve më të spikatur gjatë këtij viti.

I fundit që i është shtuar infermierisë pas Ibrahimovic dhe Kjaer është Ismael Bennacer. Mesfushori algjerian ka pasur shpesh probleme muskulore javët e fundit dhe për shkak të një lodhjeje më tepër se e zakonshmja, është vendosur që të mos grumbullohet për sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Sampdorias.

Sandro Tonali pritet të marrë vendin e titullarit në mesfushë, në krah të Franck Kessie, ndërsa në mbrojtje, në vendin e Kjaer do të luajë sërish i riu Matteo Gabbia, që po gjen shumë hapësira këtë sezon dhe po rritet vazhdimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?