Shtyhet ndeshja e Seria A, shkak bëhet shiu i rrëmbyeshëm

Sfida e javës së 10 të Serisë A italiane, Udinese-Atalanta është shtyrë për një datë të pacaktuar. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në stadiumin “Dacia Arena”, u bë e pamundur që kjo ndeshje futbolli të luhej edhe pse tentativat e arbitrave dhe delegatit të sfidës ishin të shumta.

Në fillim kjo ndeshje u shty për 30 minuta, më pas edhe për 15 minuta të tjera, për ta kuptuar zyrtarisht se çfarë do të ndodhte me fatin e këtij takimi.

Nuk dihet ende se kur mund të luhet kjo sfidë, duke parë ngjeshjen e shumtë të kalendarit për shkak të fillimit me vonesë të kampionatit për arsye të gjendjes së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?