Shuhet “ëndrra” e Hysajt, Chelsea transferon mbrojtësin për 57 mln euro
Christian Pulisic me shumë mundësi do të bëhet lojtari më i ri i Chelsea-t. Pas shumë negociatave mes Bluve dhe Borussia Dortmundit, është arritur marrëveshja për sulmuesin e talentuar amerikan.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar gazeta e njohur gjermane Sport Bild. Chelsea është gati për të paguar 57 milionë euro për mbrojtësin e verdhezinjve, i cili ka shkëlqyer në sezonet e fundit.
Futbollisti amerikan do t’i bashkohet Chelsea-t gjatë verës, pas Dortmundi nuk ka lejuar largimin e tij në janar. Blutë e Londrës në këtë mënyrë fituan konkurrencën me Arsenal, Liverpool dhe Manchester United që gjithashtu e kërkuan me ngulm.
20-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Chelsea-n, ppor mediat angleze ende nuk kanë zbuluar detajet e akordit. Ndërkohë që me këtë lëvizje shuhet edhe një transferim i mundëshëm i Hysajt, pasi në atë krahë janë Pulisic dhe Azpilikueta.
KOHA JONË SONDAZH

