FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si shokët…

FEJTON nga  Thoma Goga

Do rrëfej një mesele, po në fund do ta merrni vesh pse…

…Dulen e shkretë e kishin mbytur hallet. Një tufë më fëmijë për të ushqyer. Kishte shtatë goca. “Lakmoi” për një copë djalë.  Dhe  perëndia e pa. Ia dha. U bë më trashëgimtar, nuk i thonë shaka. Vate dhe i vuri emrin e gjyshit, Zalos, ndjesë pastë.  Vetëm fukarallëkut ç’t’i bënte. Kur mendonte se nuk ishte i vetëm, ngushëllohej i gjori. Për shokët e kooperativës  gjynah të ankohej.  Një ditë shkoi te kryetari  i  kooperativës.  “Parkoi” gomarin tek lulishtja dhe pa hezitim trokiti në derë.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Të të rrojë djali, –  i tha kryetari. – Pse je munduar?

Swiss Digital Mobile Reklama

– Faleminderit. Edhe ty të rrojnë të tutë. Po u bënë nëntë  gojë o kryetar, duan të hanë. Sikur të më jepje  ca misër, ta bluaj. Ja kështu e shtyj ca kohë.

– Po mirë, – ia bëri kryetari dhe nxori një copë letër. – Merre këtë dhe shko tek lëmi.

Mori veshgjatin dhe me një frymë shkoi te lëmi. Lëmi si lëmi. Nuk thotë kot populli: “Ku është më i madh lëmi, s’bie në sy dëmi”.  Ca kryetari e ca  Hajdari i lëmit, e ngarkoi mirë gomarin. Pastaj drejt e më mulli. Pas dy muajsh të njëjtën gjë. Përsëri  kryetari  zemërgjerë  i dha një pusulle tjetër.

Kaluan kështu disa muaj dhe Dules sikur i plasi cipa. Çdo ditë në pushimin e drekës, kur  hanin nga një kafshatë bukë me shokët nën hijen e plepave, fukarallëku ishte kryefjala e ditës. Po hera –herës ndihej dhe krenar se dhe ai ishte bërë me trashëgimtar. “Mbreti” im thoshte shpesh kur ishte me shokët. Po një ditë  sa nuk i pushoi zemra  Dules së shkretë. Shikon  Sosen, vajzën e madhe që vraponte drejt plepave.

– Lala, lala,- bërtiti ajo kur u afrua.

– Mos ka gjetur gjë  Zalon se ju griva të  nënta, me gjithë të tëmë.

– Zalua është mirë, po sot i doli dhëmbi, o Lala.

Dulja sa nuk u shtri përtokë. Nuk i kishte mbetur gjak në deje. Gjithë toka  i vinte vërdallë. Vajza  i bëhej si luleshtogu.

– O bobo, unë i ziu, -ulëriu kur e mblodhi veten.- Edhe kjo më duhej.

– Po ti të gëzohesh, se djalit i doli dhëmbi,- tha një nga shokët.

– Ti gëzojë dhëmbë e dhëmballë!, – tha një tjetër.

– Mirë e keni ju, o shokë, po është një gojë më shumë. Ka pirë qumësht e ka ngrënë qull, po tashti kërkon bukë …

Dhe në çast u kujtua se në trastën e fundit me miell nuk kishte asnjë thërrime. Pasdite shkoi përsëri nga zyrat e kooperativës. Si takoi 2-3 shokë te klubi fshatit, shkoi te kryetari.

  • Prapë ti Dule?- ia priti me të parën ai.
  • Mbaroi ajo e fundit, – tha Dulja. – Duan të hanë, ç’të bëj?!
  • Të bësh atë që bëjnë shokët.
  • Nuk e di se ç’bëjnë shokët, dua të ushqejë fëmijët e mi.
  • Si shokët, si shokët…, – tha kryetari dhe ia bëri me shenjë që të dilte.

Dhe Dulja doli. Këmbët i hidhte kuturu. Shokët që e panë, u trembën.

  • Hë, Dule, ç’të tha kryetari?
  • Bëj atë që bëjnë shokët, – më tha.
  • Ama, të tha bëj si shokët?!- ia priti një nga ata.
  • Po qenke në rregull, -tha shoku tjetër.- Ke thasë në shtëpi? Po të jenë të fortë.

Kur u nata ra mirë e mirë aq sa të shponte sytë tjetri, shokët morën Dulen me gjithë thasë dhe iu futën arës së korrur me misër.  Dëngjet ishin vënë në nuska dhe ca të tjerë shtrirë nga era.  Bënë kështu dhe nja 2-3 rrugë të tjera. Të njëjtën gjë e përsëritën edhe natën e dytë, të tretë,  të…

Kishin kaluar shumë kohë  që  Dulja nuk shkonte te kryetari. Po një ditë rastësisht u përballën te sektori blegtorisë.

  • Hë, Dule,- i tha kryetari, -nuk ke dalë nga kryesia si më parë, si je?
  • Marshalla fare, o kryetar. Kishe të drejtë kur më the: “si shokët”…Qenka më mirë “si shokët”…

Dhe populli nuk e ka nxjerr kot atë shprehjen: “Sa më i madh lëmi, s’bie në sy dëmi”.

Meseleja që rrëfeva ka ndodhur vite e vite të shkuara, po “këmbanat” bien edhe sot. S’paska të mbaruar ky “lëmi”  ynë…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?