FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Simeone flet i trishtuar pas eliminimit nga Championsi

Atletico Madridi është jashtë Champions Leagues. Trajneri Diego Simeone e sheh si diçka pozitive eliminimin nga Liga e Kampionëve, pavarësisht se “dhemb një gjë e tillë”.

“Është e dhimbshme, sepse futbolli është i mrekullueshëm. Nuk duhet të gjejmë shkakun që nuk kaluam tutje. Kundër Qarabag kishim shumë raste në “Wanda Metropolitano”, por nuk e konkretizuam asnjë. A është dështim eliminimi nga Championsi? Dështim jo, sepse është një situatë që mund edhe të na ndihmojë pasi tashmë do të luajmë në Europa League”, tha Simeone pas eliminimit nga Championsi.

Atletico Madridi është eliminuar nga faza e grupeve të Champions Leagues për herë të parë që nga viti 2013, dhe tani do të garojë në Europa League, trofe të cilin e fitoi në vitin 2012 kundër Athletic Bilbaos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?