FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sistemi “VAR” futet edhe në kompanitë e basteve, zbulohen koefiçentët dhe mënyra se si mund luhet

Nga fundjava e ardhshme, çdo lojtar i basteve në futboll mund të luajë në kompanitë e basteve për përdorimin e VAR-it në një ndeshje futbolli.

Ky bast do të kuotohet për herë të parë duke filluar të shtunën nga ndeshja Juventus–Torino.

Për momentin teknologjia më e re është e instaluar në Bundesliga dhe Serie A, ndërsa Premier Liga dhe La Liga priten ta vendosin në zbatim sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një lajm interesant vjen nga Italia, ku thuhet se VAR-i tashmë mund të luhet edhe në kompanitë e basteve, ku lojtarët do t’i kenë tre mundësi: Nëse ndihma nga VAR-i do të përdoret së paku një herë, kuota do të jetë 1.60, në rast të mos-përdorimi, 2.60. Shansin për ta dhënë një goditje dënimi me konsultim të video asistentit, do të jetë 3.00. Me sa duket edhe me sistemin “VAR”, futbolli nuk gjen dot “shpëtim” nga bastet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?