FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Siti prezanton Laporten, mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e klubit

Mançester Siti ka zyrtarizuar afrimin e Ajmerik Laporten nga Atletik Bilbao për 65 milionë euro. Ai bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë nga “qytetarët”. Me transferimin e 23-vjeçarit shpenzimet e Sitit nga sezoni i kaluar në mbrojtës kalojnë 200 milionëshin. Lojtari ka nënshkruar kontratë me klubin anglez deri në qershor të 2023

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Siti është një klub me shumë ambicie dhe janë një nga ekipet më të mira në Evropë. Mezi po pres të punoj nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe t’i ndihmojë klubit të arrijë sukseset. Do të thotë shumë për mua fakti se klubi ka shfaq besim në mua. Jam entuziazmuar për të filluar”, ka thënë Laporte në prezantimin e tij.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?