FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

S’ka dyshime, Strakosha është portieri i ri më i mirë në Europë

Në klasifikimin e portierëve të rinj më të mirë në Europë, Thomas Strakosha renditet i pari, sa i përket pritjeve Efektive.

22-vjeçari shqiptar i Lazios ka realizuar 67 pritje vendimtare në këtë sezon, kundrejt 45 të Gigio Donnarummës, që renditet vetëm në vendin e pestë të këtij klasifikimi. Pas Strakoshës, podiumi plotësohet nga portieri i Tuluzës, Alban Lafont dhe ai i Strasbourgut, Kamara.

Thomas Strakosha dominon ndaj portierit të Milanit dhe kombëtares italiane, edhe sa i përket cilësisë së lojës me këmbë. 22-vjeçari ka një mesatare prej 28.4 pasimesh për ndeshje, nga të cilët, 8.5 janë pasime të gjata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në klasifikimin e këtyre cilësive, Strakosha ka lënë pas krahas Donnarummës dhe portierit të Romës Alisson, edhe emra të mëdhenj si De Gea, Courtois, Ter Stegen, Peter Cech, Pepe Reina etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht falë këtyre statistikave, Strakosha është portieri më i mirë në Serinë A dhe është përfshirë në 11-shen e vitit nga whoscored.com, me shqiptarin që ka një vlerësim mesatar me notën 7 për çdo ndeshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?