Skandal në ndeshjen Turqi-Suedi, Berg: Arbitri më premtoi se do më jepte penallti

Turqi-Zvicër, duket si një ndeshje që nuk do të mbarojë kurrë. Një deklaratë e fundit e dhënë nga sulmuesi i nordikëve, Marcus Berg, ka ndezur polemikat në lidhje me arbitrim e rumunit Istavn Kovacs. Me suksesin 1-0, Turqia do të zbresë në Ligën C, ndërkohë që skandinavët do të luajnë nesër për vendin e parë kundër Rusisë. Ndeshjen ndaj Turqisë e vendosi goli i shënuar nga kapiteni Granqvist.

“Në fundin e pjesës së parë pësova një faull që nuk u vërshëllye. Pasi u shkëputëm disi, ai më tha se do të rishohë pamjet dhe nëse do të kem të drejtë, do na jepte dy penallti në pjesën e dytë”, ka treguar Berg në intervistën e dhënë për Aftonbblandet.

Arbitri në fakt e mbajti fjalën pasi dha një penallti ndaj Berg në minutën e 31-të të pjesës së dytë, por nuk përjashtohet mundësia që Federata Turke e Futbollit të paraqesë një ankesë në Uefa. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?