Skënderbeu befasohet në fund në miqësoren ndaj Vitorul

Skënderbeu nuk ka shkuar më shumë se një barazim në miqësoren ndaj skuadrës së Vitorul në Turqi. Skuadra korçare është ndalur nga skuadra rumune, e cila drejtohet nga legjenda Xhorxh Haxhi.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me Shehin në portë, Vangjelin dhe Micin nga krahët, ndërkohë që Radas dhe Jashanica luajtën në qendër të mbrojtjes. Para tyre u aktivizua Osmani, ndërkohë që Lilaj, Muzaka, Gavazaj dhe Xhejms, mbështetën Soue të vetëm në sulm.

Skënderbeu bëri një paraqitje të mirë në 45 minutat e para duke gjetur rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë me Xhejms Adeni. Në pjesën e dytë ndryshimet e shumta të futbollistëve ndikuan edhe në paraqitjen e futbollistëve të ekipit korçar, pasi ekipi rumun fitoi më shumë besim. Në minutën e 90 ata shënuan edhe golin e barazimit. Kujtojmë që në tre ndeshje që skuadra e Ilir Dajës ka luajtur në Turqi ka pësuar dy humbje me Bursaspor e Beshiktash dhe ka barazuar sot me rumunët e Vitorul. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?