FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu dorëzon në UEFA listën e Europa League, surpriza me lojtarët e lënë jashtë

Është bërë publike edhe lista e dërguar nga Skënderbeu në UEFA për ndeshjet e fazës së grupeve. Ajo që vihet re është përfshirja e tre afrimeve të fundit në merkato, siç janë mbrojtësi Fidan Aliti, mesfushori Suad Sahiti dhe sulmuesi çek Martin Nespor.

Në listë nuk është përfshirë sulmuesi Sebino Plaku, i cili me shumë gjasa do të largohet nga korçarët për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Daja.

Liridon Latifi  i larguar dhe Leonit Abazi i dëmtuar janë dy futbollistët e tjerë që kanë liruar vendet për Alitin dhe Sahitin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, edhe Shpend Kelmendi nuk është federuar për ndeshjet në Ligën e Europës, për shkak të mbipopullimit në repartin e mesfushës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e Skënderbeut

Portierë: Shehi (1), Dajsinani (12), Teqja (95)

Mbrojtës: Aliti (6), Radas (33), Jashanica (5), Mici (3), Osmani (19), Vangjeli (32), Lulaj (4)

Mesfushorë: Lilaj (88), Taku (26), Dita (22), Shkodra (10), Mara (44), Sahiti (27), Gavazaj (7), Gripshi (97), Nimaga, Demte (18), Muzaka (17)

Sulmues: Xhejms Adenij (78), Nespor (14), Soue (90)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?