Skënderbeu merr fitoren e parë në Turqi, mund ekipin nga Kazakistani

Skuadra e Skënderbeut më në fund merr një fitore në ndeshjet miqësore të luajtura në Turqi. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit të Aktobe.

Trajneri Ilir Daja ka jo pak tifozët korçarë me formacionin që hodhi në fushë nga minuta e parë, teksa pjesë e saj ishte edhe Emiljano Vila. Korçarët e mbyllën në avantazh pjesën e parë. Goli nga Skënderbeu është shënuar nga afrimi më i fundit pikërisht nga Vila. Futbollisti ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 16-të të ndeshjes. Ish-futbollisti i Partizanit në këtë mënyrë e nis në mënyrën më të mirë aventurën te ekipi korçar.

Në pjesën e dytë ka ardhur barazimi nga miqtë në minutën e 77 me Kakimov, por Demte shënoi golin e fitores me skuadrën korçare.  Aktobe është një kundërshtar i fortë, pasi e ka mbyllur kampionatin e Kazakistanit në vendin e 9-të. Ata po vazhdojnë fazën përgatitore në Turqi për fillimin e sezonit të ri. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?