Skënderbeu merr tre pikët në Fier, Vllaznia pas Vlorës me Sinanin apo me italianin?
Apolonia-Skënderbeu 0-1
Shënues: Stojkov 27’
Skënderbeu fitoi minimalisht në “Loni Papuçiu” të Fierit, duke marrë tre pikë dhe duke u ngjitur në vend të tretë, po 3 pikë larg kryesuesve të Tiranës dhe Kukësit. Skënderbeu e nisi në sulm ndeshjen dhe gjen golin në 27’, kur Progni niset nga e djathta dhe pason për Stojkov, ndërsa sulmuesi bullgar i ardhur gjatë merkatos së dimrit, me portën pa portier, e dërgon topin në rrjetë duke kaluar kampionët në fuqi, në avantazh. Talenti beratas Myrto Uzuni u përpoq për vendasit të barazonte shifrat me disa raste që pati në minutat në vazhdim, sikurse miqtë mund të kishin dyfishuar rezultatin. Të besuarit e trajnerit Mirel Josa largohen nga Fieri me tre pikë të arta dhe me shpresa se mund ta fitojnë ata titullin e pestë radhazi kampion.
Flamurtari – Vllaznia 3-0
Shënues: Abilaliaj 37’, Buval 47’, Maxhuni 68’
Flamurtari fitoi pastër 3-0 ndaj Vllaznisë, duke ngjitur shkallët dhe duke zhytur në krizë kuqeblutë. Që në 6’ Telushi godet shtyllën dhe jep sinjalet e para. Në 37’ vjen goli. Abilaliaj çon në avantazh Flamurtarin, pasi Telushi goditi nga jashtë zonës, topi përfundon në këmbët e Abilaliaj, i cili në rrëmujë mes mbrojtësve nuk mendohet dhe gjuan drejt në portë. Me fillimin e pjesës së dytë, në 47’, francezi i ardhuri gjatë pjesë së dytë të këtij sezoni, Buval, realizon golin e dytë për vendasit, pas një gabimi të mbrojtjes, rast të cilin e shfrytëzon mjaft mirë. Dhe në 68’ Lorik Maxhuni shënon golin e tretë pë Flamurtarin, këtë herë duke përfituar nga një gabim i pafalshëm i portierit Selimaj. Ish-lojtari i Flamurtarit gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, Gilman Lika, bëri përpjekje për të shkurtuar diferencën, por pa ia dalë mbanë. Duket se edhe situata nuk është e qetë në Shkodër. Pas shkarkimit të ndihmësit të trajnerit italian, dhe emërimit të Vioresin Sinananit si ndihmës-trajner italiani ka parandjerë diçka dhe ka dalë kundër këtyre ndryshimeve. Por pas humbjes 3-0 në Vlorë, duket se largimit të tij po “i troket ora”, teksa burime të sigurta pranë Vllaznisë konfirmojnë se ish-bomberi Vioresin Sinani mund të gradohet këtë javë në krye të stolit të Vllaznisë.
Kategoria Superiore
Java e 22-të/ Të shtunën
Kukësi-Partizani 3-0
Tirana-Elbasani 2-0
Teuta-Laçi 1-3
Flamurtari-Vllaznia 3-0
Apolonia-Skënderbeu 0-1
Klasifikimi
Tirana 47
Kukësi 47
Skënderbeu 44
Partizani 41
Laçi 35
Flamurtari 31
Vllaznia 23
Teuta 19
Elbasani 12
Apolonia 9
KOHA JONË SONDAZH

