Skënderbeu mund me një autogol Dinamon, Erzeni barazon me Vllazninë
Skënderbeu i ka surprizuar të gjithë me rikthimin e tij në Kategorinë Superiore. Në dy ndeshje, korçarët kanë marrë pikët e plota dhe tashmë janë në krye të renditjes. Në javën e dytë kanë fituar 1-0 në Korçë ndaj Dinamos.
Pjesa e parë nisi me Dinamon më kërkuese duke krijuar disa raste për shënim, por i mungoi konkretizimi, ndërsa Skënderbeu u tregua shumë i kujdesshëm në prapavijë dhe tentoi disa herë me anë të kundërsulmit. Me nisjen e pjesës së dytë, Behiratche realizoi autogol duke i dhënë avantazhin korçarëve, i cili mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.
Erzeni-Vllaznia, sfida e parë e javës së dytë në Superiore, u mbyll në barazim 2-2 mes shumë emocionesh e ndërhyrjesh të VAR-it. hkodranët ishin të parët që kaluan në avantazh në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Bekim Balaj. Ndërkohë, Erzeni arriti të barazonte sfidën me anë të Mihanës në minutën e 26.
Në minutën e 60 Zeka i dha avantazhin shijakasve, i cili qëndroi në fuqi deri në minutën e fundit të kohës së rregullt kur arbitrja Emanuela Rusta, e ndihmuar edhe nga VAR-i akordoi një penallti për Vllazninë, të cilën e ktheu në gol Balaj.
KOHA JONË SONDAZH

