Skëndërbeu në Beograd, Ilir Daja: Të fokusohemi në aspektin sportiv

Skëndërbeu po ecën më shpejt siç pritej. Nga kalimi i tureve për të mbërritur te grupet e Europa League, ekipi fitoi edhe shkëlqimin që e kompleton kurorën si mbretër të Shqipërisë. UEFA bëri seleksionimin sa i takon klubit më të mirë në Shqipëri dhe pesë klubeve më të mirë në Europë. Nga klubet shqiptare, Skënderbeu vijon ende të ruajë kreun, duke u renditur kështu i pari në klasifikim. Renditja është bërë bazuar në rezultatet e pesë sezoneve të fundit: 2013-14; 2014-15; 2015-16; 2016-17 dhe 2017-18.

Skënderbeu është renditur i 215-ti nga 442 klube. Kukësi është renditur në vendin e 222-të, 7 vende më poshtë se korçarët. Nga ana tjetër shorti e ka vënë ekipin e Korçarëve në një fushë që për shqiptarët, shkakton trazira, fusha në Beograd. Shorti deshi që Skëndërbeu të jetë në një grup me Partizanin e Beogradit.

Për të folur mbi këtë ndeshje dhe vazhdimësinë e ekipit, trajneri Ilir Daja është shprehur se vëmendja totale e ekipit është tek suksesi në Europë. “Ndeshja më e vështirë për stafin teknik ishte me Sant Julia, pasi një gabim do të ishte fatal. Kundështari më i fortë ishte në play off-it. Ndeshja e fundit për ngarkesën emocionale dhe kënaqësinë që i sollën të gjithëve”. Shorti i fazës në grupe të Europa League e vendos Skënderbeun përballë Dinamo Kiev, Partizan Beograd dhe Young Boys. Ilir Dajës i duhet kohë për të analizuar kundërshtarët. Gjithashtu ai shton se futbolli të lejon të bësh edhe supriza por ekipi do bëjë maksimumin. “Më duhet të bëj një analizë teknike, pasi dinamika e ekipeve është shumë e shpejtë. Ne do tentojmë që të bëjmë maksimumin, por nuk jemi të gatshëm për të synuar kalimin e grupeve, por futbolli të lejon të bësh edhe surprizën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi parë do të jetë ndaj Dinamo Kiev në Ukrainë, por ndeshja e Beogradit ka një ngaresë emocionale. Ilir Daja kërkon ta shikojë vetëm fushën e lojës dhe të luhet vetëm futboll dhe jo politikë. “Mendoj që duhet të fokusohemi në aspektin sportiv. Popujt e Ballkanit janë pothuajse njësoj, ndoshta politikat mund të jenë të gabuara”. Objektiv në këtë përvojë është edhe promovimi i futbollistëve të rinj, të cilët mund të sjellin të ardhura në rast transferimi në një kampionat tjetër. Arritja në Europë nuk ka shmangur vëmendjen nga kampionati. “Duhet të kemi vazhdimësi, atë që bëmë në Europa League ta bëjmë edhe në kampionat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalimi i Skëndërbeut në grupet e Europa League, do shoqërohet edhe një çek për ekipin. Tefik Osmani ka zbuluar se kur presidenti i klubit Ardjan Takaj do shpërndajë shumën për lojtarët. Takaj pas mësimit të Dinamo Zagrebit si kundërshtar në fazën playoff-it, tha se, nëse Skënderebu kualifikohet, klubi do shpërblejë lojtarët me shumën 200 mijë euro, kjo gjë tashmë ka ndodhur, ndaj dhe nga lojtarët pritet shpërblimi. “Për sa i përket premios, presidenti Takaj do na i japë brenda javës”.

Komentet e medieve serbe për shortin

Orët që pasuan shortin e Europa League rezervuan një lumë komentesh në portalet sportive europiane, me rivalitetin dhe parashikimet e rastit për grupet. Në profilin zyrtar të Partizanit të Beogradit, e kishin dhe ndoshta do ta kenë dhe në ditët në vijim, të kontrollojnë bastisjen e tij nga një mori tifozësh shqiptarë me komente dhe foto që ndezin dukshëm atmosferën për sfidat kontinentale. Mediet serbe kishin në fokus të veçantë shortin që rezervoi Europa League, për një përballje me shqiptarët. Sipas “Telegraf”, kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi do të ketë të gjithë stadiumin kundër dhe do të jetë në situatën më të vështirë, për shkak të protagonizmit të tij në vitin 2014 në ndeshjen me kombëtaren. “Informer” e rendit Skënderbeun si skuadrën më të dobët të grupit, por nënvizon vështirësinë e transfertës kuqezi, në po të njëjtën linjë me agjencinë “Tanjug”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?