FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu nis përgatitjet ndaj Teutës, mungojnë 4 futbollistë

Skënderbeu ka nisur nga dje përgatitjet për sfidën e fundit të fazës së dytë ndaj Teutës. Trajneri Ilir Daja pas fitores 3-1 ndaj Lushnjës në transfertë, kërkon që të shtojë edhe më shumë diferencën me ndjekësit në ndeshjet e fundit.

Mici dhe Tefik Osmani janë rikthyer në stërvitje me grupin, ndërkohë që mbetet për t’u parë edhe gjendja e Bruno Ditës, i cili ka një dëmtim në dorë.

Katër futbollistë: Radas, Jashanica, Vangjeli, Aliti dhe Xhejms janë stërvitur veçmas nga pjesa tjetër, duke bërë përgatitje në palestër për të kaluar ngarkesën fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kristi Vangjeli ndërkohë do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, pasi nuk ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.  Ndeshja e javës së 16-të, Skënderbeu-Teuta do të luhet ditën e premte, në orën 13:00 në stadiumin “Skënderbeu”. / vipsport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?