Skënderbeu “peshkon” një tjetër talent, firmos 20-vjeçari nga Struga

Skënderbeu nuk u ndahet talenteve. Korçarët kanë “blinduar” të radhës, ndërsa zyrtarisht kanë firmosur kontratë me një 20- vjeçar. Bëhet fjalë për Harbin Kupën, i cili luan në mesfushë.

Lojtari është regjistruar tashmë në sistem, megjithatë ende nuk i është bashkuar skuadrës. Nga të dhënat, mësohet se strugani e ka nisur futbollin pikërisht me skuadrën vendëse dhe, më pas, është bërë pjesë e Vardarit.

Sakaq, në sezonin e fundit, ai ka qenë pjesë e sllovenëve të NK Brezice. Përgjegjësit e merkatos së bardhekuqve e kanë “peshkuar” dhe pritet që fantazisti i lindur në Veleshtë të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës. Strategjia e Skënderbeut me të rinjtë ka rezultuar e suksesshme. Përfitimet financiare kanë qenë realisht të larta, ndërsa për të vërtetuar këtë mjafton të kujtosh shitjen e Olainkës, Berishës, Latifit apo Zekaj./p.sport

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?