FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu “po marshon”, presidenti Ardian Takaj-Kukësit: Hap krahun!

Në dy sezonet e fundit, Skënderbeu është shpallur kampion dhe Kukësi është renditur në vend të dytë. Këtë sezon, pas javës së 22-të, Kukësi ndodhet  në krye të klasifikimit, bashkë me Tiranën, në kuotën e 47 pikëve, tre pikë më tepër se Skënderbeu. Por ndeshjet e fundjavës rezervojnë një përplasje mes Skënderbeut dhe Kukësit, në Korçë. Rivaliteti mes dy ekipeve sa vjen dhe bëhet më i ashpër, por për presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj, nuk ka ndonjë dyshim se në fund të sezonit skuadra e tij do të kurorëzohet me titullin e pestë radhazi kampion. Fitorja e fundit me Flamurtarin 3-1 dhe kualifikimi për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë i kanë shtuar edhe më tepër besimin numrit një të klubit korçar. I pyetur në lidhje me ndeshjen ndoshta vendimtare për titull ndaj Kukësit, pas kualifikimit me Flamurtarin në kupë, Takaj është shprehur: – “Skënderbeu tashmë i ka ndezur motorët për sprintin final, ndaj Kukësi do të hapë krahun.”  Përballja e radhës direkte mes dy ekipeve pretendente do të zhvillohet të hënën, ora 18.00, në Korçë. Një fitore e mundshme e Skënderbeut do ta barazonte atë me pikë me Kukësin, dhe do ta vinte në rrugë drejt titullit kampion. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?