Skënderbeu prezanton sulmuesi çek. Martin Nespor: “Vij në ekipin më të mirë shqiptar për Ligën e Europës”
Sporti E Martë, 13 Korrik 2021 00:22
Një sulmues nga Çekia ka ardhur në Superligën shqiptare. Martin Nespor është bërë pjesë e skuadrës më të fortë të momentit, Skënderbeut.
Ky është afrimi I fundit.
Skënderbeu, tepër I fortë edhe pa të, prezantoi sulmuesin e ri të tij, Martin Nespor.
I ardhur nga Çekia, futbollisti 27-vjeçar, thotë fjalët e para si pjesë e korçarëve, se përse u bind të vinte këtu.
“Një faktor I rëndësishëm ishte padyshim fati që Skënderbeu luan në Ligën e Europës. Kam dëgjuar shumë gjëra pozitive për Skënderbeun. Tani mezi pres sfidat që do të kemi. Më pëlqen të fitoj ndeshjet, por siç e thashë, për mua është e rëndësishme Liga e Europës. Konkurrenca nuk është shumë shqetësim, pasi kudo ka rivalitet. Rëndësi ka që unë të luaj mirë dhe të shënoj gola, në mënyrë që të bind trajnerin”.
Nespor ka mbërritur disi vonë.
A mendon se do të mund të përshtatet në kohë?
“Mendoj se po, sepse unë do të kem kohë për t’u përshtatur. Rëndësi ka që të përshtatem me skuadrën dhe me klubin në përgjithësi, pak rëndësi ka qyteti ku jetoj. Nuk jam 18 vjeç, por 27, ndaj mendoj se nuk do ta kem problem që të mësohem me shokët e ekipit. Mund të them se kam informacion për ligën shqiptare, pasi shumë lojtarë nga kampionati çek kanë qenë këtu, dhe më kanë treguar. Sa për shokët, do të jetë e lehtë, pasi do të merremi vesh me gjuhën e futbollit”.
Presidenti Takaj flet për planet e përforcimeve.
Nespor ishte përforcimi I fundit. Ndoshta mund të kemi nga kampionati shqiptar, por Nespor është më cilësori. Grupi është më I plotësuar se çdo vit tjetër.
Numri 1 I klubit është optimist për sezonin.
Do të synojmë të kalojmë grupet.
Trajneri Ilir Daja tashmë ka një skuadër mjaft të kompletuar.
Largimi I Latifit, dhe po ashtu I sulmuesit të pakënaqur, Plaku, u plotësuar me disa afrime.
Gjithsesi, çdo lojtar do të jetë I rëndësishëm pasi ngarkesa do të jetë e madhe.
KOHA JONË SONDAZH

