Skënderbeu reagon për çështjen “Jashanica”: Kemi kërkuar autorizimin e UEFA-s
Skuadra e Skënderbeut ka reaguar në lidhje me çështjen Jashanica. Mbrojtësi i skuadrës korçare doli pozitiv në testin e dopingut, duke rrezikuar deri në 2 vite pezullim.
Por në një komunikatë zyrtare të Skënderbeut, klubi korçar njofton se ka kërkuar autorizimin e UEFA-s për përdorimin e substancës së përdorur nga Jashanica, megjithëse është hedhur poshtë nga ana e tyre.
Reagimi i plotë
Përmes kësaj deklarate për shtyp, Klubi i Futbollit Skënderbeu informon sportdashësit dhe median në lidhje me proçedimin disiplinor ndaj lojtarit tonë, Z. Bajram Jashanica për kundravajtjen e “përdorimit të substancave dopuese”.
Me datë 29 Shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershem dhe efektiv. Në përpjestim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.
Menjëherë pas perfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të perdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjences dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësisht kërkesës se arsyetuar nga ana e Klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasoje, ka çelur proçedur disiplinore.
Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanërisht, jane të klasifikuara në kategoritë me të ulta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre.
Klubi i Futbollit Skenderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z. Jashanica dhe do të perdore cdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrieres se tij.
KOHA JONË SONDAZH

