Skënderbeu shet Jashanicën në Hungari, i bashkohet Latifit

Skënderbeu është duke u përgatitur për një tjetër largim të bujshëm në merkato. Skuadra korçare do të shesë Bajram Jashanicën te Akademia Pushkash, atje ku aktivizohet edhe Liridon Latifin, i cili kaloi në verë tek skuadra hungareze.

“Sport Ekspres” shkruan se marrëveshja mes dy klubeve është shumë pranë dhe Jashanica do të jetë shitja e radhës për klubin korçar. Një lajm i mirë dhe i keq njëkohësisht për klubin dhe tifozët bardhekuq.

Jashanica e ka pohuar në daljet e tij publike disa herë se do të lërë shumë shpejt kampionatin shqiptar për një skuadër të huaj. Për momentin, Skënderbeu ka të gatshëm për qendrën e mbrojtjes Radasin, Alitin dhe Osmanin, i cili është aktivizuar më shumë në mesfushë, por klubi mund të ndërhyjë për të afruar një tjetër lojtar për prapavijën, nëse me Jashanicën mbyllet gjithçka me sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademia Pushkash është një skuadër mesatare për momentin në elitën e futbollit hungarez. Mban vendin e 8-të në tabelën e renditjes me 23 pikë, por drejtuesit e saj kanë si synim të investojnë për të ardhmen, ndaj dhe po afrojnë lojtarë me kualitet për të pasur një grup sa më të mirë në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu ndërkohë vazhdon me politikën e shitjes së lojtarëve dhe Jashanica është e radhës, pas Piter Olajinkës, Bernard Berishës, Agim Zekës dhe Liridon Latifit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?