Skënderbeu shijon fitoren e parë ndaj Bylis, Kastrioti bën “paqe” ndaj Apolonisë

Skënderbeu merr fitoren e parë në javën e tretë kundër Bylisit. Në “Adush Muça” korçarët fituan pastër 2-0 me gola të shënuar në fraksionin e dytë.

Në minutën e 70-të, Pusi do të realizonte një gol spektakolar me një goditje në hyrje të zonës. Skënderbeu nuk do të ndalej me kaq, teksa do të vuloste suksesin me Tereziu-n 4 minuta nga fundi i ndeshjes pas një rrëmuje në zonën e vendasve.

Kastrioti dhe Bylis nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 kundër Apolonisë. Mihanaj zhbllokoi sfidën 10 minuta nga fundi, ndërkohë që 5 minuta më  pas Sebino Plaku do të barazonte nga pika e bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?