Skënderbeu triumfon 3-2 por na “dënon” dueli me serbët

Ndeshja e pestë e Skënderbeut në Europa Ligë regjistroi një sukses impresionues 3-2 ndaj skuadrës më të fortë në grupin B, Dinamos së Kievit, por ironikisht kjo fitore përkon me eliminimin. “Ujqërit e Dëborës” ishin formacioni më i mirë në fushë ndaj ukrainasve por triumfi i Partizanit të Beogradit çimentoi për serbët dhe vendin e dytë kualifikues të mbetur në dispozicion.

Në një “Elbasan Arena” të boshatisur për shkak të dënimit nga UEFA, ukrainasit morën epërsinë me rrjetën e Tshigankov që u la i pamarkuar shumë pranë portës së mbrojtur nga Shehi. Pas një minute lojë, Skënderbeu arriti të barazonte me një supergol nga distanca të Sabien Lilajt, mesfushori që guxoi jashtë zonës dhe u vlerësua me barazimin e merituar. Pa shkuar në pushim, Dinamo e Kievit arriti të shënonte golin e dytë por arbitri anuloi për pozicion jashtë loje.

Në fraksionin e dytë nigeriani James Adeniji kaloi për herë të parë në epërsi Skënderbeun pasi iu vodh mbrojtjes mike duke shënuar pranë portierit. Rrjeta e tretë u krijua nga asisti i bukur i Gavazajt dhe finalizimi i Ali Sowe. Në fund një gabim në prapavijë solli golin e Rusin, por jo mjaftueshëm për të rrezikuar fitoren e korçarëve dhe çekun 360 mijë euro nga UEFA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suksesi i Skënderbeut u zbeh disi nga fitorja e Partizanit të Beogradit ndaj Young Boys që çoi serbët të dytë me 8 pikë në grup. Korçarët si forcë e tretë janë të eliminuar dhe në 7 Dhjetor ndaj zviceranëve do ti japin fund një aventure gjithsesi pozitive në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?