Skënderbeu-Young Boys, Daja: Luajmë në sulm, duam tre pikë
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka bërë të qartë se Skënderbeu do synojë tre pikët në ndeshjen ndaj zviceranëve të Yong Boys e vlefshme për fazën në grupe të Europa League. Tekniku ka folur në konferencën e fundit për shtyp përpara takimit ku ka theksuar se pret tre pikët nga ky takim.
”Kemi një përballje të vështirë se nesër kemi një ekip që ka pretendimet e veta për kalimin e grupit. Ky është një ekip që në turin e dytë të eliminatoreve të Champions ka eliminuar një ekip të fortë si Dinamo e Kievit. Vështirësia qëndron te mungesat. Osmanit të konfirmuar i shtohet Radasi, për arsye dëmtimi nuk ishte prezent këtë javë”.
Por, tranjeri e ka të qartë se nuk ka dorëzim, aty ku do të jepet gjithçka për tre pikëshin. ”Nuk do të thotë se do të dorëzohemi, do të bëjmë gjithçka mirë, të ndërgjegjshëm që do të djersitim shumë në këtë takim, se ai ekip ka elementë të mirë dhe bazohet në ekuilibër taktik. Nëse duam të arrijmë te fitorja, duhet që përveç gjendjes fizike, edhe psikologjikisht të jemi në një nivel që këtë lloj kondicioni fizik që kemi, ta menaxhojmë sa më mirë që të jetë e mundur”.
KOHA JONË SONDAZH

