FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skocezët “pushtojnë” Shqipërinë, tifozët tanë ndërkohë braktisin kombëtaren kuqezi

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e fundit të UEFA Nations League, atë ndaj Skocisë në “Loro Boriçi”. Në këtë ndeshje, nevojitet një fitor me mbi 4 gola për të shpresuar te vendi i parë, pasi nëse nuk dalim me 3 pikë nga kjo sfidë, automatikisht do të binim nga Liga C në D.

Jo vetëm kaq, por në këtë ndeshje rrezikohet edhe posti i trajnerit Panucci. Pavarësisht rëndësisë shumë të madhe të kësaj ndeshjeje, nga 20 mijë bileta të nxjerra për shitje, aktualisht janë shitur vetëm 6 mijë.

Shumë tifozë skocezë kanë mbërritur tashmë në Shqipëri, ndërsa pritet që në stadium të shihen shumë vende bosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?