Skocia në alarm nga dëmtimet, një tjetër lojtar braktis grumbullimin

Të shtunën në orën 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet dueli ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë, i fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë në këtë ndeshje janë disi më të favorizuar duke marrë parasysh faktin se skocezët vijnë me shumë dëmtime.

Mbrojtësi i Aberdinit, Michael Devlin, braktisi mbrëmë kombëtaren skoceze, duke u bërë lojtari i gjashtë, i cili largohet nga grumbullimi si i dëmtuar. Menjëherë, trajneri i Skocisë, McLeish, ka grumbulluar lojtarin e Celtic, Jack Hendry për të zëvendësuar mbrojtësin e dëmtuar.

Gjithsesi, situata e Skocisë është alarmante, sepse kundërshtari ynë vjen në Shqipëri dhe luan kundër Izraelit me 10 mungesa të sigurta, të cilët fare mirë mund të ishin titullarë. Devlin i bashkohet Gordon, Stephen O’Donnell, Mulgreu, Kevin McDonald, të gjithë të dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?