FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skocia në emergjencë në prag të ndeshjes me Shqipërinë

Skocia vazhdon të marrë lajme të këqija në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë më 17 nëntor për shkak të dëmtimeve. Tre lojtarë të tjerë nuk do të jenë të gatshëm për takimin ndaj kuqezinjve, duke ia shtuar edhe më shumë dhimbjen e kokës trajnerit Alex McLeish.

Steven Naismith dhe Leigh Griffiths janë të parët që do të mungojnë për probleme fizike. Mediat skoceze bëjnë të ditur se Charlie Mulgreë, Stephen O’Donell dhe Kevin McDonald, pasi kanë pësuar një dëmtim që mund t’i mbajë jashtë dy ndeshjeve të radhës.

Tre lojtarët e fundit të dëmtuar janë një problem i madh për Skocinë, duke qenë se ata ishin kthyer në lojtarë të rëndësishëm për formacionin. Për më tepër që ata së bashku edhe me Naismith luajtën titullarë në sfidën e parë të luajtur përballë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?