Skocia në emergjencë totale nga dëmtimet, nuk vjen në Shqipëri as ylli i Sëlltikut

Kieran Tierney nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë, që do të luhet nesër në mbrmje. Ylli i Sëlltikut, dhe një nga futbollistët kryesor të Skocisë ka pësuar një dëmtim në gju.

Mungesa e tij është një tjetër lajm shumë i keq për trajnerin Alex McLeish, i cili ka shumë mungesa në këtë duel. Nuk dihet ende në Tierney do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.

Për sfidën ndaj kombëtares sonë skocezët nuk do të kenë as John McGinn, Charlie Mulgrew, Ryan Jack dhe Kevin McDonald, të gjithë të dëmtuar dhe që nuk kanë udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit. Ata i shtohen listës së gjatë të dëmtimeve të mëparshme nga Mikey Devlin, Stephen O’Donnell, Leigh Griffiths dhe Steven Naismith. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?