Skuadra e Seria A interesohet për Rey Manajn

nella foto: Rey Manaj

Emri i Rey Manaj del sërish në skenë në Itali. Sky Sport shkruan se ekipi i Frosinone, i sapo ngjitur në Serie A, po mendon për sulmuesin shqiptar si një opsion për të përforcuar fazën ofensive.

Manaj po kalon momentin më të vështirë në karrierë pasi kalimi i tij te Watford, në Championship, nuk shkoi sipas parashikimeve. Që nga shkurti, Manaj ka dalë si lojtar i lirë, por për fat të keq, ofertat serioze për të kanë munguar.

Rey është një emër i njohur në rrethin e futbollit italian pasi në karrierën e tij është aktivizuar më disa klube si Inter, Pescara dhe Spezia duke realizuar 9 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manaj provoi dhe një aventurë të shkurtër në Spanjë, ku Barcelona bleu kartonin e tij, por u aktivizua vetëm me ekipin e dytë. Frosinone përfaqëson tani një mundësi ideale për Rey Manaj për tu rikthyer edhe një herë në vitrinën e futbollit të rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?