Solari: Benzema ka thyer gishtin e dorës së djathtë

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari e ka konfirmuar dëmtimin e Karim Benzema, i cili ka thyer gishtin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Betisit.

Benzema u rrëzua mbi dorën e tij të djathtë dhe kishte dhimbje para se të largohej nga fusha e blertë.

Solari tha se francezi e ka thyer gishtin, mirëpo nuk dha informacione se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Benzema ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 19 paraqitjet e tij në këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Real Madridi mori fitore me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Betisit në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të La Ligas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?