FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Solari: Modric qëndroi 15 minuta në barelë dhe bëri një pjesë të dytë fantastike

Real Madrid sot rrëmbeu fitoren e dytë radhazi në kampionat duke mposhtur Sevilla-n.  Trajneri i Los Blancos ka përgëzuar lojtarët dhe premton se do të luftojë deri në fund në kampionat. Strategu i ri nuk i kurseu elozhet për fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modric, i cili luajtur për një pjesë loje me fasho në kokë pas një përplasje me Vazkuez.  “Kur ndeshesh me rivalë direkt, fitorja vlen më shumë se tre pikë. Lojtarët kanë bërë një ndeshje të madhe. I përgëzoj të gjithë për paraqitjen e sotme.

Modric ishte i jashtëzakonshëm. Ai është një luftëtar. Pas një pjese të parë të madhe, ai ka qëndruar 15 minuta në barelë për të qepur plagën dhe është futur në fushë për të bërë një pjesë të dytë po aq të madhe. Jam shumë i lumtur për Isco, por edhe për pjesën tjetër të ekipit. Për të fituar një ndeshje duhet që të gjithë të luajnë mirë, si titullarët ashtu edhe zëvendësuesit.  Gjithmonë më ka shijuar futbolli dhe konkurrenca.  Ne do të luftojmë deri në fund. Për Real Madrid nuk ka asgjë të pamundur.  Rezultati i sotëm ka shumë vlerë sepse kemi fituar ndaj një skuadre të shkëlqyer”, deklaroi strategu i madrilenëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?