Sormani: Kemi ndryshuar shumë, s’ka rëndësi kush shënon
Adolfo Sormani për suksesin e 3-të radhazi që arriti Partizani i tij në një fushë shumë të vështirë si ajo e Laçit. Fitorja 3-1 me përmbysje ka rikthyer qetësinë e munguar kohët e fundit.
“Komplimentet duhet të shkojnë për lojtarët, pasi janë treguar me personalitet, mundëm dhe dominuam kundërshtarin në një fushë të vështirë. Kemi shumë punë dhe rrugë për të bërë përpara.
Kemi ndryshuar shumë. Kemi ndryshuar mënyra e të menduarit e lojtarëve, që kanë filluar të kuptojnë se përpara të gjithave është skuadra. Komplimentet shkojmë për sulmuesit, sidomos kur nuk kishin topin, pasi ngacmonin kundërshtarët dhe kur merrnin topin ishin të rrezikshëm.
Unë besoj që gjëja më e rëndësishme për ne është që Telushi të bëjë që skuadra të luajë thjeshtë dhe të ketë qetësi. Nuk ka rëndësi kush do shënojë, rëndësi ka skuadra. Ajo që më shqetëson është që pësojmë gol, pa asnjë goditje në portë.
Jemi në një situatë, që lojtarët kanë kuptuar se futbolli luhet në skuadër. Jemi 20 lojtarë që hyjmë në fushën e lojës dhe duhet të japin të gjithë maksimumin”.
KOHA JONË SONDAZH

