Sot bëhet zyrtarizmi, Reja trajneri i ri kuqezinjve

Edi Reja do të jetë pasuesi i Panuçit në stolin e Kombëtares, me Armand Dukën i cili do të bëjë prezantimin e italianit të mërkurën në orën 15:00. Si gjithnjë detajet bëjnë diferencën, aq më tepër në një tratativë të tillë, e cila ka nisur fill pas humbjes kundër Turqisë. Të bindje Edi Rejan nuk ishte aspak e lehtë, aq më tepër që tekniku 73-vjeçar kishte 3 vite që nuk pranonte asnjë ofertë.

Në karrierën e tij të pasur, Reja nuk kishte drejtuar kurrë më parë një përfaqësuese, gjithashtu ky ishte një detaj të cilin Reja e vlerësoi shumë, të nisje një aventurë të re në këtë pikë të karrierës së tij nuk ishte e lehtë. Ajo që të bën përshtypje në këto negociata ka të bëjë me ofertën e parë të FSHF-ës.

Armand Duka i ofroi ish-trajnerit të Napolit, Lacios etj, një kontratë 2-vjeçare por Reja e refuzoi këtë duke pranuar të jetë në “provë” deri fund të këtij viti, një periudhë e mjaftueshme që të dyja palët të kuptojnë nëse do të vazhdojnë edhe më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?