Sot, Dinamo e Zagrebit-Skenderbeu dhe Shkëndija e Tetovës përballet me Milan
Ndeshjet e para të “playoff”-it në Europa League do të vendosin shumë mbi skuadrat që do të vazhdojnë aventurën në grupet e kupës më të vogël kontinentale dhe sytë e shqiptarëve janë mbërthyer te Skënderbeu. Por jo vetëm aty, edhe skuadra e Tetovës luan me Milanin në Milano.
Korçarët do të impenjohen sot në orën 19:00 në stadiumin Maksimir të Zagrebit ndaj Dinamos vendase, një 90 minutësh i vështirë, por që nuk përjashton surpriza.
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shfaq mjaft optimist. Sipas teknikut bardhekuq, ekipi do të luajë për një rezultat pozitiv edhe pse është i ndërgjegjshëm për cilësinë e kundërshtarit që ka përballë.
Ndërkohë, në kampin tjetër Dinamo e Zagrebit do të duhet të bëjë pa një prej futbollistëve më të mirë, Soudani, i cili ka probleme me muskujt.
“Ne e respektojmë Skënderbeun pasi ka lojtarë të mirë, por do të përqendrohemi në skuadrën tonë për të marrë fitoren. Çdo futbollist duhet të jetë 100%, pasi luajmë në shtëpi”, tha trajneri i Dinamos, Cvitanovic.
Ndërkohë, sot në mbrëmje Shkëndija e Tetovës do të luajë në San Siro ndaj Milanit. Ekipi shqiptar i Maqedonisë e di se ka përballë një nga skuadrat më të mira në Europë, por trajneri Qatip Osmani premton se do të bëjnë maksimumin.
Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijës do të nisë në orën 20:45.
Ballistët kanë arritur tashmë në “San Siro”. 20 autobusët e mbushur me tifozë shqiptarë “Ballistët” tashmë janë parkuar para “San Siros”, aty ku do të zhvillohet sonte ndeshjes mes Milanit e Shkëndijës.
Kjo foto ka rrjedhur në rrjetet sociale që tregon se “Ballistët” tashmë gjenden te stadiumi i Milanit, për të përkrahur skuadrën shqiptare që synon të shkruajë histori.

Trajneri i Shkëndijës kërcënon Milanin
Trajneri i Shkëndijës, Qtip Osmani ka thënë se do të luajnë për rezultat pozitiv ndaj Milanit. Shkëndija nesër do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në karrierë, kur në San Siro do të takohet me Milanin, në fazën e play-offit të Europa Leagues.
Trajneri i kësaj skuadre, Qtip Osmani tha se për ta është nder i madh që luajnë ndaj Milanit, por premtoi rezultat pozitiv në këtë përballje.
“Është nder i madh që do të luajmë kundër Milanit, për të cilën skuadër kemi respekt të madh, por ne do të përgjigjemi sa më mirë. Në këtë ndeshje lojtarët e mijë mund të fitojnë shumë”, tha trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani. “Ne jemi të gatshëm që nesër të dalim në fushë dhe të tregojmë vlerat tona. Ne do të synojmë rezultat pozitiv”. Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në San Siro.
Hasani: Nuk jemi në Milano për miqësore, por për rezultat pozitiv

Ferhan Hasani dëshiron rezultat pozitiv ndaj Milanit, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të keni mundësi të kualifikohen në fazën e Grupeve. Sulmuesi i Shkëndijës, Ferhan Hasani e pranon se ndeshja ndaj Milanit është shumë e rëndësishme, por thotë se nuk kanë çfarë të humbasin.
Shkëndija do të takohet me Milanin, në kuadër të Play-offit të Europa Leagues. “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për neve nesër, por normalisht ne nuk kemi çfarë të humbasim”, tah fillimisht Hasani gjatë konferencës për media. “Ne nuk kemi ardhur për miqësore, por për të përfaqësuar skuadrën në mënyrën më të mirë dhe të marrim një rezultat që është në favorin tonë, në mënyrë që të kemi shanse në ndeshjen e dytë”, shto në fund ai.
Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në San Siro.
Punë e kryer, Milani transferon një sulmues fantastik

Nikola Kalinic tashmë mund të quhet lojtar i Milanit, kështu raporton “Calciomercato.com”. Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic, është pran kalimit në “San Siro” te Milani dhe raportohet se Fiorentina tashmë është duke negociuar vetëm mënyrën e pagesës pasi çdo gjë tjetër ka përfunduar.
Kroati ka qenë kërkesë e Vincenzo Montella që një kohë, i cili dje bëri me dije se marrëveshja është shumë afër të arrihet. Sipas “Calciomercato.com”, klubet kanë arritur marrëveshje për 25 milionë euro dhe tani janë duke negociuar vetëm mënyrën e pagesës.
Destani takon skuadrën para ndeshjes me Milanin

Lazim Destani gjendet në Milano, ai ka takuar skuadrën para ndeshjes në “San Siro” me shtatë herë kampionët e Evropës. Shkëndija do të përballet me Milanin në “San Siro” në kuadër të “Play-Off”it të Europa League dhe tashmë në Itali gjendet edhe Lazim Destani.
Ai ka kaluar çaste të bukura me skuadrën kuqezi duke i inkurajuar e motivuar ata para ndeshjes me skuadrën e Milanit.

Me këtë rast, Lazim Destani në mënyrë të veçantë ka takuar trajnerin Qatip Osmani dhe kapitenin Ferhan Hasani me të cilët gjithashtu ka shkëmbyer mendime duke shprehur besimin dhe bindjen e tij se Shkëndija është gati për këtë sfidë madhështore.
Lazim Destani gjithashtu e ka vizituar skuadrën edhe gjatë stërvitjes në stadiumin “San Siro” ku mes tjerash u tha: “Nga tribunat e këtij stadiumi nesër do t’ju ndjekin shumë shqiptarë, ata të gjithë e presin me padurim daljen tuaj në këtë fushë. Dhe akoma më shumë do t’ju ndjekin nga larg nëpër ekranet televizive”.

“Të gjithë së bashku presin të kënaqen e të krenohen me ju nesër, por më të flaktët do të jenë Ballistët të cilët edhe në këtë përballje nuk do t’ju mungojnë. Ata po e bëjnë gjithë atë rrugë të gjatë vetëm e vetëm të jenë pranë jush e t’jua japin atë mbështetjen dinjitoze, siç dinë ta bëjnë vetëm ata, dhe si askush tjetër”.
“Ani pse ky stadium është kaq hijerëndë e gjigant, përderisa ju keni arritur ta shkelni këtë fushë, ju duhet ta ndieni veten të barabartë me cilëndo skuadër që mund t’ju dilte përballë, pra edhe me Milanin. Në këtë përballje tuajën, uroj të gëzohemi të gjithë së bashku, paçim fitore!”, u tha Destani.

Dinamo Zagreb – Skënderbeu, ja kë favorizojnë bastoret sportive

Dinamo Zagreb është favorit ndaj Skënderbeut.
Dinamo Zagrebi dhe Skënderbeu do të përballen në “Play-Off” të Europa League nga ora 19:00. Kroatët janë dukshëm favorit për sfidën e parë që do të zhvillohet në stadiumin “Maksimir”. Nga nëntë bastoret sportive, fitorja e Dinamos kuotohet nga 1.17 deri në 1.22, ndërsa ajo e Skënderbeut nga 14.00 deri në 21.00.

Milani – Shkëndija, bastet sportive

Milani dhe Shkëndija do të përballen në “Play-Off” të Europa League në “San Siro” nga ora 20:45 . Skuadra shqiptare llogaritet si autsajdere për këtë ndeshje, pasi fitorja e tyre kuotohet me kuotat nga 21.00 deri në 34.00, derisa ajo e Milanit nga 1.07 më e larta 1.14.

Festa e tifozave të Tetovës
Grupi i tifozëve “Ballistët”, janë mbledhur në sheshin “Piazza Dome” në Milano dhe janë duke bërë atmosferë fantastike para ndeshjes me klubin italian.
Milani dhe Shkëndija do të përballen në “Play Off” të Europa League në “San Siro” nga ora 20:45, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet në Shkup javën e ardhshme.


KOHA JONË SONDAZH


