Sot shorti i Ligës së Kampioneve / Zyrtarizohen katër vazot, parashikohet një “grup vdekjeje”

Përfundimi i ndeshjeve të sotme të Ligës së kampioneve ka zyrtarizuar edhe ndarjen e katër vazove për shortin që hidhet nesër në orën 18:00. Me përjashtim të vazos së parë të shortit, që përbëhet nga ekipet kampione të 8 vendeve të para në renditjen UEFA, pjesa tjetër e skuadrave janë ndarë në bazë të koeficientit personal që kanë në renditjen e klubeve në Europë.

Sipas ndarjes, nuk është çudi që në këtë edicion të ketë të paktën një grup vdekjeje, duke llogaritur se vazo e dytë ka shumë ekipe të forta, si dhe në vazon e tretë ka skuadra mjaft cilësore si Liverpul, Napoli, Totenhem apo Roma.

NDARJA NË VAZO

Swiss Digital Desktop Reklama

VAZO 1: Real Madrid, Bajern Mynih, Çelsi, Juventus, Benfika, Monako, Spartak Moskë, Shakhtar Donjeck

Swiss Digital Mobile Reklama

VAZO 2: Barcelona, Atletiko Madrid, PSG, Borusia Dortmund, Sevilja, Mançester Siti, Porto, Mançester Junajtid

VAZO 3: Napoli, Totenhem, Bazel, Olimpiakos, Anderleht, Roma, Beshiktash, Liverpul

VAZO 4: Sëlltik, CSKA Moskë, Sporting Lisbonë, APOEL, Fejenord, Maribor, Karabak, RB Lajpcig.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?