Spaleti: Jemi gati për ndeshjen me Romën, por nuk është vendimtare!
Interi luan nesër në mbrëmje në ndeshje shumë të rëndësishme për zonën Champions ndaj ekipit të Romës. Trajneri i zikaltërve, Luçiano Spaleti ka folur në konferencën para ndeshjes, teksa strategu i njohur ka vlerësuar dhe merkato e bërë nga drejtuesit e ekipit.
“Është akoma herët për të folur për ndeshje vendimtare. Mjafton të shikosh atë që ka ndodhur në fazën e parë. As 10 pikë diferencë nuk mjaftojnë. Jam gjithmonë i kënaqur me punën e klubit. Jemi në një mendje. Është e qartë pastaj se në rastin e Rafinjës është detyra jonë ta ndihmojmë dhe t’i krijojmë kushtet e duhura që ai të mund të na ndihmojë. Lisandro Lopez? Jam i kënaqur për të, është një lojtarë i denjë për Inter. Kanselo do të qëndrojë, kjo është dëshira e tij.
Sezoni? Duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrën e duhur. Gjatë këtyre javëve kemi punuar shumë dhe ndeshja do të na tregojë nëse kemi bërë gjërat e duhura”, ka thënë strategu italian.
KOHA JONË SONDAZH

