FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti: Derbi vlen më shumë se një fitore

Trajneri i skuadrës së Interit, Luçiano Spalletti ka theksuar në prag të ndeshjes me Milanin se derbi vlen më shume se tre pikë për shkak të rivalitetit të madh mes tyre.

“Derbi është nga ato sfida ku nuk luhet vetëm për 3 pikët. Natyrisht që pikët janë të rëndësishme në çdo sfidë, por një derbi mobilizon gjithë qytetin, është fitore krenarie dhe mbi të gjitha rrit entuziazmin në skuadër dhe mes tifozërisë.

Derbi është nga sfidat më të lehta për t’u përgatitur, pasi vetë atmosfera që krijohet në qytet, nxit angazhimin maksimal të lojtarëve. Të gjithë i kam parë të përqendruar vetëm te ndeshja e nesërme, duke mos menduar aspak për sfidën ndaj Barcelonës. Kjo më pëlqen, pasi në përfundim të derbit, do të kemi kohë të mendojmë për katalanët”, tha Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?