Spalletti nuk del në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Milanin, ja arsyeja
Juventus ka vendosur që Gleison Bremer të dalë në konferencë për shtyp për të prezantuar supersfidën ndaj Milanit. Mbrojtësi brazilian do të flasë para mediave në “Allianz Stadium”, në prag të ndeshjes së të dielës mbrëma në San Siro.
Gjatë këtij sezoni, bardhezinjtë kanë ndjekur shpesh praktikën për t’u dhënë fjalën lojtarëve në konferencat para ndeshjeve, duke qenë se trajneri Luciano Spalletti zakonisht flet pas përfundimit të tyre. Një shembull i fundit ishte Manuel Locatelli, i cili përfaqësoi skuadrën përpara përballjes me Bolognan.
Ndeshja ndaj Milanit konsiderohet vendimtare në garën për një vend në Champions League. Në rast fitoreje në “Meazza”, Juventus do të barazonte kuotën e pikëve me kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri, duke arritur në 66 pikë dhe duke rihapur plotësisht garën për zonën Champions.
KOHA JONË SONDAZH

