Spartaku i Moskës refuzon të luajë në temperaturën -15 gradë

Spartaku i Moskës ka refuzuar që të luajë për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Ndeshja kundër FK Krylya në stadiumin “Metallurg” ishte e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Rusisë.

Dueli ishte programuar për sot në orën 15:30, ky takim u shty, pasi Spartaku i Moskës nuk pranoi të luante në temperaturat që shkonin -15 gradë celsius. Vendimi u mor pak orë para startit të ndeshjes, pasi drejtuesit e klubit dhe stafi teknik e pa të papërshtatshme zhvillimin e një ndeshjeje në ato kushte atmosferike.

Gjithsesi Spartaku i Moskës s’do ta humbasë sfidën në tavolinë, sepse rregullorja e Federatës së Futbollit të Rusisë e parashikon që një ndeshje futbolli mund të shtyhet për shkak të kushteve atmosferike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?