SPECIALE/ Momentet më pikante të Kupës së Botës dhe triumfit të “gjelave” të Deschamps (VIDEO)

16 qershor 2018, Rusia tregon “muskujt” në sfidën hapëse

Vendi mikpritës, Rusia e nisi Kupën e Botës me një fitore të frikshme 5-0 ndaj Arabisë Saudite. Ndeshja do të zhbllokohej që në minutën e 12-të, teksa Gazinski realizoi golin e parë në Kupën e Botës. Pak para fundit të pjesës së parë do të vinte dyfishimi i rezultatit me protagonist Cheryshev. Në pjesën e dytë vijoi dominimi i vendasve, me Dzyuba, sërish Cheryshev dhe në fund Golovin që vulosën rezultatin përfundimtar të takimit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

22 qershor, Xhaka dhe Shaqiri, “shqiponjat” që çmendin serbët
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri realizuan dy gola të mrekullueshëm në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë në Botëror. Edhe pse Serbia shënoi që në minutën e 5, Zvicra gjeti forca dhe me dy lojtarët me origjinë shqiptare arriti të përmbysë gjithçka në këtë ndeshje. Në 45 minutat e para vendosi një gol i shënuar nga Mitroviç në minutën e pestë të ndeshjes. Serbia shënoi dhe golin e dytë, ndërkohë që në minutën e 52-të, Granit Xhaka do të barazonte shifrat në 1-1.Lojtari me origjinë shqiptare lëshoi një silurë të vërtetë në drejtim të portës së Serbisë, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit. Ndërkohë, në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Xherdan Shaqiri, i cili arriti të shënojë edhe golin e dytë për Zvicrën. Të dy futbollistët me origjinë shqiptare festuar me “shqiponjën” dy krenare.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

27 qershor 2018, Gjermania eliminohet nga Koreja që në fazën e grupeve
Dita e 14-t solli surprizën më të madhe të Botërorit. Kampionia e botës në fuqi Gjermania është eliminuar, duke mos mbrojtur titullin e fituar 4 vite më parë në Brazil. Humbja 2-0 me Korenë e Jugut në minutat e fundit ishte katastrofike për Gjermaninë që largohet nga Botërori për herë të parë që në fazën e grupeve. Goli i parë u shënua nga  Young-Gëon Kim në minutën e 90. Ndërsa goli i dytë për koreano-jugorët u shënua nga Heung-Min Son në minutën e gjashtë shtesë, kur Neuer kishte braktisur portën e gjermanëve dhe i ishte bashkuar sulmit për të gjetur golin e barazimit.

 

30 qershor, Messi dhe Ronaldo eliminohen në të njëjtën ditë
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i thanë lamtumirën botërorit të Rusisë në të njëjtën ditë duke qëndruar në rekordin e vetëm të tyre negativ atë të mos shënimit të golave në fazat me eliminim direkt të këtij evenimenti. Portugezi mbylli Botërorin me 4 gola, ndërkohë që “pleshti” vetëm me një të tillë. Por ka një të dhënë shumë interesante që tregon se dy yjet e futbollit e kishin të vështirë të shkëlqejnë në kombëtaret e tyre respektive. Ronaldo dhe Messi nuk kanë shënuar asnjë gol në fazën me eliminim direkte të Kupës së Botës dhe ka një të dhënë tjetër që e bën më alarmante këtë situatë pasi të dy luajtën Botërorin e katërt. Nëse Argjentina dhe Portugalia kalonin më tej do kishim një përballje Ronaldo-Messi, por kjo gjë nuk do të ndodhte.

Image result for messi ronaldo world cup

 

1 korrik 2018, Rusia vendase con në shtëpi Spanjën që në 1/8-at
Pas Gjermanisë, Argjentinës e Portugalisë, është radha e Spanjës që dha lamtumirë Botërorit, e eliminuar pas një ndeshjeje dramatike pikërisht nga organizatorët e Rusisë. Mbrojtësi Ignashevich e dërgoi topin në portën e tij pas një dyluftimi me mbrojtësin Sergio Ramos që në minutën e 12-të. Reagimi i vendase erdhi në fundin e pjesës së parë, teksa arbitri akordoi një penallti për prekje me dorë në zonë nga Pique dhe Dzyuba e ktheu në gol, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Spanja ishte më kërkuese, por konkretizimi në portën ruse mungoi dhe rezultati i barabartë mbeti në fuqi deri në përfundim të kohës së rregullt, por edhe të 30 minutave të shtesës. Te penalltitë ishin rusët që u treguan më të saktë, ndërsa për spanjollët gabuan Koke dhe Aspas.

 

15 korrik 2018, Franca kampione e botës për herë të dytë në histori

Franca është kampione e Botës për vitin 2018 në turneun e zhvilluar në Rusi. Skuadra e Didier Deschamps ka fituar 4-2 në finalen e madhe të luajtur në “Luzhniki Stadium”, në një duel që dhuroi shumë emocione dhe gola. Në minutën e 18-të, Griezmann krosoi në zonë, atje ku Mandzukic, në tentativë për të larguar topin, e dërgoi në rrjetën e tij. Reagimi i kroatëve ishte i menjëhershëm duke gjetur golin e barazimit 10 minuta më pas. Ivan Perisic me një veprim të bukur në hyrje të zonës, ka lëshuar një të majtë të hidhur që ka përfunduar në cepin e portës së Lloris, i cili nuk ka pasur shans reagimi. Baraspesha zgjati vetëm 7 minuta, pasi “gjelat” do të shënonin sërish në minutën e 35-të. Gjyqtari argjentinas Pitana akordoi një 11-metërsh i ndihmuar edhe nga VAR, pas një topi të prekur me dorë në zonë nga një goditje e Matuidi me kokë.

Griezmann është treguar i saktë përballë portierit Subasic, duke e dërguar topin në cepin tjetër të hedhjes së tij. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, skuadra e Deschamps gjeti edhe golin e tretë me Pogba, i cili shënoi me një veprim të bukur në hyrje të zonës. Franca mori zemër nga goli, teksa në minutën e 65-të, Mbappe kompletoi një Botëror perfekt, duke shënuar edhe golin e katërt, i cili ishte edhe i katërti në këtë turne. Kroacia u përgjigj pas 4 minutash me Manduzikic që përfitoi nga një gabim i portierit Lloris, por në fund nuk mundën që të përmbysnin rezultatin. Franca fiton për herë të dytë Kupën e Botës, ndërkohë që shuhet ëndrra e kroatëve për të triumfuar për herë të parë në Botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?