FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spektakël dhe 6 gola, gardianët shqiptarë ndajnë nga 1 pikë

Kishte kohë që nuk kishim parë 6 gola në një ndeshje të Seria A, dhe java e 17-të midis Atalantës dhe Lacio-s rezultoi shumë argëtuese për tifozët që ishin të pranishëm në Bergamo pasi panë të nxirret plot 6 herë topi nga rrjeta.

Vendasit e nisën mirë takimin, me Caldara e Iliçiç që kaluan në avantazh të dyfishtë Atalanten, por kundërpërgjigja e kryeqytetasve nuk vonoi, me mesfushorin e talentuar Milinkoviç-Saviç që shënuan 2 herë, në të 27-ën dhe të 35-ën, duke i drejtuar skuadrat me rezultat të barabartë drejt dhomave të zhveshjeve.

Edhe fraksioni i dytë ishte spektakolar, me Iliçiç që kaloi përsëri në avantazh Atalantën, pas egzekutimit perfekt të një 11 metërshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kur dukej se golat ishin “shterruar”, 10 minuta nga fundi ishte Luis Alberto që vendosi për herë të dytë ekuilibrat, dhe gjithë takimin me rezultatin 3-3.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një rezultat që mund të jetë i mirë për Berishën e Strakoshën, me gardianët që nuk kishin faj në asnjë nga golat e pësuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?