Spektakël me 7 gola në Singapor, Bayerni shtang në fund Liverpoolin e Klopp (VIDEO)
Gola dhe spektakël në miqësoren mes Liverpoolit dhe Bayernit, të zhvilluar në Japoni. Skuadra bavareze ka arritur një fitore të madhe 4-3, në një ndeshje që dhuro shumë emocione.
Gakpo zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 2-të pas një shpërthimi të bukur që bëri në zonë. Në minutën e 28-të, Van Dijk dyfishi shifrat me një goditje me kokë pas një goditje këndi.
Bayerni reagoi shpejt duke rihapur sfidën në minutën e 33-të falë një veprimi të bukur në zonë nga Serge Gnabry. Ky i fundit u bë protagonist dhe në fundin e pjesës së parë duke dhuruar asist për golin e barazimit nga Sane.
Në pjesën e dytë ishte Luis Diaz që do të shënonte golin e tretë për Liverpoolin. Gjithsesi emocionet nuk kishin mbaruar këtu pasi 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt Stanisic rivendosi baraspeshën. Në kohën shtesë është Kratzing që shënoi dhe golin e katërt për ekipin gjerman. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

